Lajme

Kosova pjesëmarrëse në garën globale të NASA-s

Në programin e mëngjesit në Radiop Televizionin e Kosovës (RTK) u diskutua pjesëmarrja e Kosovës në garën globale të NASA-s.

Me këtë rast Kolos Ukaj dhe Rexhep Berlajolli nga Qendra Inovative e Kosovës, u shprehen optimist se Kosova do të dal fituese nga kjo garë ndërkombëtare, ku përveç çmimit të publikut, ata besojnë se do ta rrëmbejnë edhe çmimin nga juria profesionale.

Sipas tyre, çmimi i jurisë profesionale sigurisht se është shumë i rëndësishëm për faktin se kjo juri profesionale përbëhet nga inxhinierë të NASA-s, të cilët janë përvojë shumëvjeçare  që merren me projekte të mëdha.

Ata thanë se votimi për garën globale të NASA-s ku edhe Kosova është pjesëmarrëse ka filluar qysh para tri ditësh dhe do të zgjasë deri më 22 maj.   

Leave a comment

Your email address will not be published.


*