KosovaToplajm

Kosova “përplot” me spiunë

Akuza dhe kundërakuza ndaj njerëzve në pozita shtetërore, politikanë, deputetë, profesorë, gazetarë… se kanë qenë apo edhe se janë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror serb, apo sigurimeve të tjera, janë bërë përditshmëri në opinionin kosovar.

Madje, është bërë si rutinë që për t’i njollosur të tjerët duke i quajtur ish-bashkëpunëtorë të shërbimit sekret prej të cilit kanë pësuar shqiptarët.

Në mungesë të Ligjit për Lustracionin (pastrimin e figurës) linçimi në këtë formë i njerëzve po përdoret edhe në fjalimet e përfaqësuesve të shtetit.

E ata që duhet të bëjnë këtë ligj, deputetët e Kosovës, po drejtojnë gishtin me fyerje ndaj njëri-tjetrit për spiunazh, korrupsion…

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, u është drejtuar në Kuvend deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”: “A jeni me Rusinë apo me Amerikën?”.

Për t’i pastruar figurat nga e kaluara ish-agjentët e sigurimit jugosllav, ish-udhëheqësit shtetërorë dhe njohësit e sigurisë kërkojnë të kthehen dosjet nga Serbia dhe të miratohet Ligji për Lustracionin (pastrimin e figurës).

Sipas tyre, vetëm në këtë formë secili zyrtar do të hyjë nëpër “detektorin e spiunimit” dhe do të pastrohet nga e kaluara. /zëri/

Komentoni