Kosova

“Kosova për Sanxhakun” reagon pas gjetjes së eshtrave në Novi Pazar “Kosova për Sanxhakun” reagon pas gjetjes së eshtrave në Novi Pazar

Organizata “Kosova për Sanxhakun” që vepron në Prishtinë ka reaguar në lidhje me raportimet se në Novi Pazar janë gjetur eshtra njerëzish në vendin ku është paraparë ndërtimi i Ndihmës emergjente në Novi Pazar.

Sipas kësaj OJQ dyshohet se eshtrat e gjetur i përkasin të ekzekutuarve shqiptarë dhe boshnjakë në vitet 1944-1946.

“Angazhimi shumëvjeçar i institucioneve boshnjake dhe individëve të N. Pazarit, në hetimin dhe ofrimit të një numri të madh të fakteve rreth vrasjeve masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve në N. Pazar dhe Sanxhak gjegjësisht në lagjen, tashmë të njohur për opinionin e gjerë shqiptarë në periudhën vendosjes së pushtetit serbo-komunist nga viti 1944 deri 1946. Gjetja e sotme eshtrave në të njëjtin vend marrin epilogun dhe ofron të drejtën se ky nuk është një rast i izoluar , por në pjesën më të gjerë të kësaj zone gjendet  varreza masive, e cila duhet në tërësi dhe me profesionalizëm të hetohet”, thuhet në komunikatën e OJQ  “Kosova për Sanxhakun”.

Kjo organizatë kërkon që punët të ndërpriten menjëherë pasi që po punohet në mënyrë shumë primitive dhe jo profesionale.

“Është e papranueshme të vazhdohet në këtë mënyrë të punohet, sepse gjatë largimit, gjegjësisht grumbullimit të eshtrave është e mundur që disa nga eshtrat nuk mund të gjinden dhe të mos dëmtohen.  Kërkojmë nga organet shtetërore serbe që ta bëjnë ekspertizën e ADN–s dhe të përcaktohet identiteti i  personave, eshtrat e të cilëve janë gjetur, që të njëjtat t’u dorëzohen familjarëve që ta bëjnë varrimin sipas riteve fetare”, thuhet në komunikatë.

Komentoni