Kosova

Kosova partnere e Komunitetit Global dhe Fondit Ripërtërirës

Në vazhdën e vizitës zyrtare në New York, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka marr pjesë në takimin e Komunitetit Global dhe Fondit Ripërtërirës, takim ky i cili shënon përvjetorin e dytë të krijimit të angazhimit të Komunitetit Global dhe Fondit Ripërtërirës me qëllim të nxitjes së mbështetjes për përpjekjet globale duke promovuar alternativat pozitive kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë këtij takimi u theksua se është pranuar gjerësisht se Komunitetet Ripërtëritëse janë çelësi i parandalimit të individëve për t`u rekrutuar në terrorizëm apo të frymëzuar për të kryer akte terroriste. Si pengesë kryesore për ndërtimin e Ripërtëritjes u potencua mungesa e fondeve të qëndrueshme dhe të koordinuara të cilat mund të arrihen përmes akterëve më të besueshme lokal edhe atëherë kur financimi i kufizuar është në dispozicion, por gjithashtu u vlerësua se shumë shpesh akterët lokalë nuk kanë kapacitetin për të aplikuar dhe për të menaxhuar këto burime, gjë për të cilën u ndërmor iniciativa për krijimin e Komunitetit Global dhe Fondit Ripërtërirës përmes të cilit ofrohen grante të vogla iniciativash për monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve dhe trajnimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme për të mbushur boshllëkun e financimit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u përmend fakti se deri më sot, Komuniteti Global dhe Fondi Ripërtërirës janë duke mbështetur projekte në Bangladesh, Mali dhe Nigeri për të arritur mbi një milion përfitues për komunitetet në nevojë ndaj akteve të dhunshme të ekstremizmit. Tani ky komunitet ka zhvilluar partneritete të reja edhe në Kosovë dhe vende tjera si Kenia dhe Mianmar.

Në fund të këtij takimi u potencua se suksesi i vazhdueshëm i Komunitetit Global dhe Fondit Ripërtërirës është simbol i përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse liderët politik gjithnjë e më shumë janë duke e pranuar se suksesi ushtarak kundër grupeve ekstremiste dhe grupeve të tjera terroriste nuk do të mjaftoj për të zvogëluar kërcënimin dhe se ka nevojë më tepër të bëhet në fillim për të parandaluar individët e motivuar të bëhen apo të jenë të frymëzuar nga grupe të tilla të dhunshme. /KI/

Komentoni