Lajme

Kosova pa mekanizma për kontrollin e çmimeve të biletave të aeroplanit, barra mbi qytetarët

Hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë të stërmbushura me udhëtarë gjatë këtij sezoni.

Numri i pasagjerëve, të cilët udhëtojnë me trafikun ajror, ka arritur në 235 mijë deri në këtë muaj, raporton KTV.

Por edhe këtë vit, ankesa e tyre mbetet çmimi i lartë i biletave. Ankohen se sado që kanë standard të mirë jetësor në vendet e BE-së, çmimet e biletave shpesh herë janë të papërballueshme.

Kryetari i kompanisë “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se agjencitë po abuzojnë më çmimet sepse Kosova nuk ka asnjë mekanizëm institucional që monitoron këto agjenci.

Ndërkohë, zyrtarët e aeroportit janë mjaft të kënaqur me perfomancën e udhëtimeve. Valentina Gara thotë se këtë muaj ka 12 për qind rritje të numrit të udhëtarëve.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*