Lajme

Kosova olimpike

Fati më nuk kryen punë. Xhudistja Majlinda Kelmendi ka tejkaluar nivelin ku fati i mirë e ndihmon të fitojë garat, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri i saj, Driton Kuka, thotë se gjithçka varet nga forma. E nëse, sipas tij, Majlinda është në 80 për qind të formës së saj në ditën e garës, atëherë ajo do të shpallet kampione në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. E nëse kjo shkon në 90 për qind, atëherë do të shkelë gjithçka para vetes. “Nëse Majlinda është në 80 për qind të vetvetes, ajo do të bëhet kampione olimpike.

Xhudistet e tjera e kanë dëshmuar se nuk janë rivale të denja”, thotë trajneri që ka fituar gjithçka, pos medaljes olimpike. Këtë nuk e ka fituar as nxënësja e saj, Majlinda. Por më 7 gusht, pritet që kjo të ndodhë. Xhudistja kosovare është favoritja kryesore për të ngadhënjyer në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*