Lajme

Kosova nuk ia dërgoi kurrë BE-së listën e të pagjeturve

Bashkimi Evropian kishte kërkuar nga Kosova që në Bruksel ta dërgonte listën e të zhdukurve. Por këtë listë, s’e kishte dërguar kurrë, raporton KTV.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka vazhduar raportimin para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë Komision nga Tahiri është kërkuar se çfarë dhe deri ku është biseduar në Bruksel për të pagjeturit.

Lidhur me këtë Tahiri ka thënë:

“Në 2011 është biseduar për të pagjeturit. Vetëm një rund. BE na është thënë që herën tjetër ejani me listën e të pagjeturve në vendet tuaja dhe pastaj bisedojmë. Por këto lista nuk arritën me u bë kurrë. Po e them këtë për herë të parë, ne po përgatitemi që të kemi këto lista dhe të bisedojmë për çështjen e të pagjeturve. Ne kemi kërkuar që të emërohet nga BE një emisar special që të marrë në dorë çështjen e të pagjeturve”. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*