Lajme

Kosova në vendin e parë në rajon për përdorimin e internetit

Shtetet e Ballkanit Perëndimor lider në përdorimin e internetit. Kryeson Kosova, e dyta është Kroacia ndërsa në vendin e tretë Maqedonia.

Enver Beqiri i cili ka pasur për objekt studimi këtë fenomen, thotë se përdorimi i tepërt i internetit lë pasoja negative tek popullata.

“Sipas studimeve të entit statistikor botëror, Maqedonia është ndër vendet ku përdoret interneti në masë të madhe apo afër 67 për qind ku mund të përmendin se i tejkalon edhe disa anëtare të Evropës siç është Greqia, Bullgaria apo Rumunia. Studimi ka të bëjë më tepër me efektet që rezultojnë në përdorimin e tepërt të internetit siç është varshmëria nga interneti, efektet negative në të folur në imagjinatë në socializim pra gjithnjë duke i referuar përdorimit të tepërt”, tha për Alsat, profesori Enver Beqiri.

Sociologët thonë se pasojat negative nga përdorimi i tepërt i internetit mund të vërehen tek fëmijët.

Disa nga shkollat fillore dhe të mesme në vend kanë bllokuar rrjetin me qëllim që nxënësit të mos kenë qasje në internet. Abdylmexhit Shaqiri, që ligjëron informatikën thotë se gjatë mësimit nxënësit kontrollohen, por ai thotë se celularët janë ata që s’mund t’i ndalojnë.

Sipas EuroStat-it, përdoruesit më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor janë pikërisht kosovarët, shtet ky që me përdorim ua kalon edhe disa shteteve evropiane siç është Sllovenia, Kroacia apo shtetet tjera, ndërsa në Evropë, me përdorimin e internetit, kryesojnë shtetet skandinave.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*