Opinion

Kosova në këtë projeksion deri sot i imagjinar

Shkruan: Militant PLAKOLLI 

Nëse me të vërtetë Kosova dëshiron një shtet ligjor, stabil dhe faktor, në mos më shumë një shtet i

mirëqenë dhe solid në rajon, Kosova duhet të sillet si e tillë dhe jo vetëm.

Meqë, Kosova është e ranguar në krye të piramidës konsensualiste ndërkombëtare, e pasuar me kompromise të dhembshme për vendin, sa për ta ilarizuar Serbinë dhe për t’a joshur atë në projeksionin evropian.

Kosova në këtë projeksion deri sot imagjinar, ka çaluar dhe ka treguar impotencë politike, duke pranuar çdo politikë të dëmshme ndërkombëtare, dhe çdo politikë nënshtruese ndaj Serbisë.

Nëse Kosova dëshiron një ardhme euroatlantike, nëse Kosova dëshiron një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova duhet të ketë politikë reale dhe racionale në këtë domen.

Përkundur kësaj, Kosova ka një politikë mospërfillëse dhe jo të interesuar për fatin e vendit.

Kosovës i duhet pozicionimi i saj në NATO dhe pranë ShBA -së, dhe pas kësaj i duhet rishikimi i pozicionit karshi BE-së dhe Serbisë.

Rishikimi i dialogut me Serbinë nuk e rrezikon rajonin, parë prej opuseve të gjera, ky rishikim nga ana ynë dëmton procesin integrues të Serbisë dhe jo Kosovën edhe ashtu të penguar, ndërsa në raportin me BE-n, Kosova duhet t’i bëjë me dije unionit se ekzistenca e saj është qenësia e saj dhe nuk e rrezikon këtë për tregjet e BE-së me Rusinë e Serbinë.

Kjo nuk do të thotë se Kosova nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me vendet anëtare të Unionit.

Këto rishikime nuk e kthejnë Kosovën pas, mbase e shtyjnë përpara.

Evropa me 1 miliard banorë, ka izoluar një Kosovë me 2 milionë banorë.

Një Evropë e cila thirret në diversitet, ka diskriminuar një popull të vogël duke e tregtuar dhe eksproprijuar nga çdo gjë.

Një Serbi e cila ka shkatërruar çdo cep të Kosovës, po kancerizon akoma më shumë dhe Kosova nuk guxon as t’i ofshin dhembjet.

Çdo popull ka pushtetin që meriton.

Çdo popull mund ta ketë pushtetin e duhur.

Populli ynë duhet ta bëjë këtë.

Komentoni