Sport

Kosova mposhtet nga Maqedonia

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e kthimit ndaj Maqedonisë në Shkup në parakualifikimet për Botëror “Kina 2019”.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot ishte jashtë forme në palestrën “Boris Trajkovski” duke humbur me rezultat 87-74.

Vetëm çereku i parë i ka takuar Kosovës, që e fitoi me tri pikë epërsi 19:23, por humbi tre çerekët e tjerë, 21:19, 23:13, si dhe 24:20.

Kosova, që është në Grupin C, së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë biletën për ndeshjet kualifikuese do ta kërkojë në Prishtinë ndaj Estonisë, e cila ka siguruar kualifikimin.

Nga një fitore kanë Kosova e Maqedonia, derisa Estonia vazhdon tutje me dy fitore.

Më efikasi në radhët e Kosovës ishte Fisnik Rugova me 17 pikë, si dhe Scott Bamforth me 15pikë, 5 kërcime, e po aq asistime./koha/

Komentoni