Lajme

Kosova me fanella të reja, e verdha zëvendësohet me ari

Në opinion u prit mirë paraqitja e parë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, kur më 5 shtator barazoi (1:1) me Finlandën në ndeshje eliminatore për Botërorin 2018.

Por, jo pak u komentuan fanellat e saj, sidomos kombinimi i ngjyrës së kaltër me të verdhën, shkruan sot Koha Ditore.

Uniformat e firmës spanjolle “Kelme”, ku fanellat ishin kryesisht të kaltra, kurse brekët të verdha u kritikuan shumë. Megjithëkëtë, Federata e Futbollit e Kosovës thotë se do të vazhdojë bashkëpunimin me të, por tash me uniforma të reja, siç i quan ajo “unike”.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka njoftuar të premten për gazetën se do të ketë ndryshime në dizajnin e ri. Madje, edhe në ngjyra. E kaltra dhe e bardha do të mbesin, kurse e verdha do të kthehet në ngjyrë ari.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*