Ekonomi

Kosova ka shumë potenciale për ta zhvilluar turizmin

Kosova ka shumë vende atraktive të cilat mund të shërbejnë që të këtë zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë.
Ekspertja e turizmit Paige Viren, tha se Kosova ka shumë potenciale për të pasur një turizëm të zhvilluar. “Unë kam udhëtuar këto ditë nëpër Kosovë, dhe kam parë një kulturë që është e veçantë. Unë kam vizituar xhaminë në Gjakovë, çarshinë, pash artizanate. Çdo kush ishte mikpritës dhe miqësor, kjo është një pasur për turizmin”, tha ajo sot (e premte) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është njëjtë sikur qytetet e tjera. “Mendoj se këtu në Kosovë, njerëzit e kuptojnë shumë mirë turizmin. Është nevojë që të ketë bashkim të ndërmarrësve. Ka nevojë për promovim të jashtëm, por edhe të brendshëm. Duhet të vetëdijesim për bukuritë që i ka Kosova”, theksoi ajo.
Sipas saj zhvillimi i turizmit ka mundësi për shumë punësime të reja në çdo vend. “Duhet të krijojmë një strategji për të qua agjendën e turizmit përpara. Kjo është shumë me rëndësi për të pasur një synim” tha ajo.
Viren vlerësoi se është bërë shumë punë në Kosovë. “Është situatë e njëjtë si në Karolinë. Nëse punojmë së bashku mund të kemi efekt pozitiv. Duhet të punojmë si komunitet rajonal. Mbrojtja e pasurive është shumë me rëndësi që të rinjtë të rrinë dhe të mos largohen”, tha ajo.
Ekspertja e turizmit Paige Viren, vlerësoi se është lehtë të shihet në Kosovë, si të punohet në turizëm si: ecje në bjeshkë, si të bëhet ajvari, si të behet një shteg. “Duhet të shohim se çka keni diçka unike”, tha ajo. Sipas saj nuk është e thënë të keni deti.

Komentoni