Kosova

Kosova ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit

Këshilltari i Kryeministrit për Siguri, Edon Myftari, është takuar me drejtues në Këshillin për Siguri Kombëtare pran Shtëpisë së Bardhë, gjegjësisht Drejtorin për Ballkan, Mark Tervakoski.

Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe raportet e shkëlqyeshme në mes të institucioneve të sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Njëherësh, Myftari siguroi nikoqirin se vendi ynë do të vazhdon të qëndroj besnik dhe aleat i palëkundur i ShBA-ve në të gjitha proceset, veçmas në luftën ndaj terrorizmit si një nga kërcënimet më eminente të demokracisë dhe sigurisë globale.

Drejtori Tervamoski përgëzoi Myftari dhe institucionet e Republikës së Kosovës në progresin e arritur dhe rezultatet pozitive posaçërisht në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si një sfidë për mbarë botën demokratike, kështu duke rikonfirmuar përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-ve ndaj Kosovës.

Në vazhdën e takimeve të ndara, Myftari u prit në Zyrën për Asistencë të Evropës, Drejtorin e Kunder-Ekstremizmit pran USAID, Russel Porter, zv.Drejtorin e Byrosë Kundër-Terrorizëm pran DASh, Michael Ortiz, si dhe Shefin e Deskut për Ballkan pran DASh, Ilan Goodman.

Komentoni