Opinion

Kosova ka ngelur e fushatave elektorale?!

Shkruan: Skënder MULLIQI

Që shumë kohë temat politike janë bërë agjenda kryesore në skenën tonë politike. Temë mbi tema është bërë shënimi i vijës kufitare më Malin e Zi. Për këtë temë ia vlen me debatua gjatë, së është e interesit madhor për Kosovën, siç do të ishte për secilin shtet tjetër. Shumë çka u fol dhe përfol rreth kësaj teme .Kjo qeveri kryeneçe binomiale e PDK-së dhe LDK-së, deri më tash nuk është duke i marrë parasysh të gjitha ato argumente të eksperteve tanë, së shënimi i vijës kufitare është falje e 8200 hektarëve toke Malit të Zi. Dihet së kjo nuk kaloi për ratifikim në kuvend së koalicioni qeverisës nuk i kishte votat e mjaftueshme. Kryeministri, Isa Mustafa po vazhdon më avazin e vjetër së Demarkacioni prapë duhet të mbetet i formës së mëparshme, e që nuk besoj shumë së do të kalon vetëm nëse kontrabandohet në ndonjë formë, e që do të përshkallëzonte situatën politike në Kosovë. Kjo temë duket e arsyeshme për te mbetur si temë qendrore, por nuk justifikohen temat tjera politike të stërpërsëritura sa për të thënë diçka, për ta justifikuar mos angazhimin e kësaj qeverie krejt të dështuar në planin zhvillimor ekonomik. Që dy vite qytetarët kanë mbetur duke dëgjuar zënka të ndërsjella, afera të ndryshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një status kuo të llojit të vet qytetarët e përjetuan për gjashtë muaj radhazi më rastin e formimit të koalicioni të madh VLAN, i cili dështoi, se Mustafa përdori metodën mashtruese tipike komuniste karshi koalicionit duke u futur në gjirin e PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve, si parti që gjithmonë vodhi votat në mënyrë industriale, e kjo vlen për zgjedhjet në përgjithësi deri sot të mbajtura .Patëm protesta e protesta të ndryshme, gazë lotsjellës në kuvend, ngrehje zhagazi të deputetëve opozitarë nga organet tona të rendit më direktivat e Hashim Thaçit i cili në rrethana të jashtëzakonshme dhe më qykë të zorit u zgjodhe president, dhe Isa Mustafës… e shumë çka tjetër për mos t’i përsëritur së opinioni i gjerë publik i dinë mirë të gjitha këto manovra politike. Asnjë punë të hairit në planin zhvillimor dhe të mirëqenies nuk ndodhi për këto dy vite. Kjo është e pa akceptueshme për mendjen e shëndosh të njeriut. Kjo qeveri dhe ky parlament e kanë humbur krejt kuptimin për çka edhe janë të thirrur. Kur po i shohim në media këta qeveritarë dhe këta parlamentare po duken më shumë si një turmë cirkusantësh, së sa njerëz të cilët meritojnë ndonjë respekt për punën e deritashme .Unë për vete nuk di së çka duhet të ndodhë tjetër në këtë vend të vogël, e që mos të përgjigjet askush për të gjitha këto dështime të mëdha e të vogla. Kjo punë hazarde qeveritare dhe marrja permanente më vetveten, është ka e mbytë këtë popull dhe është ka e rrënon edhe këtë pakë demokraci dhe shtetësi që ka mbetur. Në vend që faza e tranzicioni të jetë diku ka fundi, ne gjithnjë po kthehemi në fillim .Një kritikë deri diku e meritojnë edhe disa media të shkruara dhe elektronike, të cilat nuk po I luftojnë dukurit negative sa duhet, dhe nuk po merren më temat të cilat lidhën më jetën shumë të keqe të cilën po e bëjnë sot shumica në Kosovë. Lufta primare e pushtetit është lufta kundër dukurive negative, korrupsionit që është bërë mbytës i shoqërisë sonë. Ky pushtet autokratik, vetëm verbalisht është duke i luftuar dukurit negative .Vrasjet për motive politike moti i kanë qitur në harresë. LDK-ja e ka Ministrinë e Brendshme, dhe Skënder Hyseni i ka futur veshët në lësh, sikur problemi i vrasjeve mos të ekzistonte fare. Kryeministri Mustafa në një emision të RTV -21 deklaroi së afera – Pronto tashmë është temë e vjetruar së ka ndodhë në vitin 2011. Kjo nuk donë koment fare. Sigurisht Mustafa do ta ‘lufton krimin dhe korrupsionin, dhe do ti përmend vrasjet politike kur të vjen koha e zgjedhjeve”. Këtu përfundon gjithçka nga ata në krye të LDK-së siç vepruan kështu gjithmonë vetëm sa ishte kohë e fushatave elektorale. Në vitin 2017 sipas të gjitha gjasave do ti kemi edhe zgjedhjet nacionale të jashtëzakonshme krahas zgjedhjeve lokale. Në një farë mënyre fushatat veç ka filluar nga partitë kryesore politike. Sondazhet janë një paralajmërim i përgatitjeve për zgjedhjeve. VV sipas disa sondazheve është duke u ngjitur si e dyta por edhe si parti e parë, ndërsa LDK-e sigurisht së do të mbetet mbrapa së elektorati rugovianë ndihet thellë i tradhtuar më koalicionin më PDK-në .Mustafa numëroj veç humbje, dhe në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk kemi një reformim të madh të LDK-së, ky subjekt politik dikur i pari, rrezikohet të margjinalizohet. Duket së nuk do të kemi ndonjë parti të re të fuqishme politike nga intelektualët që do të ishte shpëtim për Kosovën .Nga këta që do të garojnë aktualisht, VV duket së ka shumë gjasa të dalë e para. Edhe AAK ka më shumë gjasa për të shënuar rritje .Votuesit ishte dashur ta ndëshkojnë këtë kastë politike në pushtet, së as për afër nuk i përmbushën kërkesat e tyre zhvillimore dhe sidomos nuk bën gjë në sferën e punësimit. Edhe të gjitha sistemet tjera sidomos drejtësia dhe shëndetësia janë duke funksionuar më defekte të mëdha etj. Këto defekte të sistemit gati despotik nuk riparohen më njerëzit të cilët ishin në pushtet që 17 vite radhazi më ndonjë ndryshim të vogël. Kosovës i duhet një kastë tjetër politike që proceset të fillojnë për së mbari.

Komentoni