Opinion

Kosova është robëruar në brendinë e konstruktit politikë dhe ideologjik, si një botë pa alternativë?!

Shkruan: Skënder MULLIQI

Me këtë strukturë pushtetare Kosova do të plaçkitet deri në themel. Po e plaçkitin grupe profiterësh të cilët i ka bërë bashkë interesi, e jo partitë politike të cilat i takojnë. Po të ruhej koherenca partiake PDK-e dhe LDK-e, si dy subjekte më koncepte diametralisht të ndryshme politike nuk do të kishin lidhur kurrë koalicion. PDK-ja dhe pse e proklamuar si parti djathtiste në fakt i takon krahut të majtë politik. LDK-ja moti është proklamuar dhe ka qenë subjekt i krahut të djathtë politik, por nga vdekja e Rugovës edhe kjo parti nuk e din as vet së cilit tabor politik i takon. Në fakt partitë politike në Kosovë ende kanë mbetur të pa profilizuara mirë. Koalicionin e bën grupet e fuqishme brenda partiake pa e pyetur shumë elektoratin. PDK-së kështu iu zgjidh laku nga fyti pas periudhës gjashtë mujore të koalicionit VLAN, e cila kishte mbetur duke kërkuar partner qeverisës. E gjetën LDK-në e cila përfundimisht u bë patericë e PDK-së pas gjithë atyre deklaratave së nuk do të hyn kurrë në koalicion më PDK-në. Qysh u bë mbrapsht ky koalicion i madh, ashtu edhe mbrapsht shkuan punët që dy vite. Shkuan këto dy vite të mandatit qeverisës të Isa Mustafës pa realizuar gati asgjë madhore për çka është edhe e thirrur çdo qeveri e një shteti. Krerëve të PDK-së u ra mish në biber siç thonë për t’i vazhduar avazet e vjetra të keqpërdorimeve të mëdha dhe ruajtjes së pasurisë së pa ligjshme. Por edhe kreut të LDK-së ky koalicion i leverdisi për ti mbajtur postet e larta partiake dhe pushtetare, për të njëjtat qëllime të keqpërdorimeve të posteve të larta shtetërore. Gjatë këtyre viteve pamë vetëm përplasje të ndërsjella politike Pozitë dhe Opozitë. Pamë krizë pas krize si ekonomike ashtu edhe kriza politike, deri të kriza institucionale e cila kurrsesi të përfundon. Dhe, as që do të përfundon më këtë klasë politike në pushtet, e cila më kriza edhe po ushqehet. Edhe Opozita bukur shumë po ia bën argati kësaj pune, së kurrë nuk ishin unik sa duhet në qëndrimet politike dhe ne veprimet konkrete të tyre. Opozita shpesh ishte e përçarë në momentet ndoshta kur vetëm edhe pak është nevojitur që qeveria binomiale Thaçi –Mustafa të bien nga pushteti, Duke mbetur në pushtet ata që janë në listë të kësaj Gjykate, mendojnë që ti shpëtojnë disi duke prodhuar kriza permanente. Së a do tu leverdisin manovrimet e tilla të dëmshme politike, mbetet të shihet deri në fillim të vitit të ardhshëm, kur do të fillon edhe punën Gjykata në fjalë. Dëmet e këtyre përplasjeve politike direkt po i paguajnë qytetarët. Më ata që janë mësuar të punojnë keq që 17 vite, e disa edhe më herët nuk do të këtë ky shtet kurrë bereqet. Këta janë do harama të popullit të cilët edhe më haram janë duke mbijetuar në skenën tonë politike. Gjithçka kanë qitur në ankand publik bashkë më shtetin e ri të Kosovës. Këto dy grupe të caktuara politike të PDK-së dhe LDK-së bashkë më do servilë aty rreth e rrotull kanë bërë privatizime sipas dëshirës së tyre. Po punësojnë njerëz sipas përkatësive partiake, por më parë po i punësojnë ilakat e tyre, militantët e ndryshëm, duke i lënë anash krejt interesin e përgjithshëm të shtetit. Këta i kanë ndalë proceset zhvillimore dhe demokratike duke na kthyer mbrapa, apo shumë mbrapa si në kohën e fashizmit. Zaten edhe sjelljet e tyre janë hileqare dhe të tipit autokratik. Gati 90 përqind të popullatës i kanë bërë të varfër, më të varfrit në Evropë. Është e çartë tashmë së në Kosovë ndryshimet nuk mund të bëhen më këta matrapazë politikë, të cilët secilën ditë po e fundosin shtetin dhe të ardhmen e brezave që po vijnë. A ka gjë më tragjike për shqiptarët e Kosovës të cilët masovikisht po i braktisin vatrat e tyre shekullore. Vetëm brenda një harku kohor shumë të shkurtër vendin e kanë lëshuar 130 mijë veta. Po të kishte ndodhur ky eksod në Gjermani p.sh jam i bindur së do të kishte shkuar komplet qeveria në shtëpi. Edhe po ti vihet flaka vendit në të katër anët, këta nuk do të largohen nga pozitat e uzurpuara. Nëse në secilin vend demokratik tjetër në botë shtypi dhe shkrimet ndërrojnë pushtete, këta analfabetet potencialë politikë, as dert së kanë së kush çka shkruan në mënyrë të argumentuar. Nëse qytetarët po mendojnë së vetvetiu do të vijnë ndryshimet pozitive, gabohen rëndë. Këta i kanë lëshuar rrënjët thellë në të gjitha sistemet, dhe nëse këto rrënjë nuk hiqen, nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore. Kosova është robëruar në brendinë e konstruktit politik dhe ideologjik si një botë pa alternativë. Gjuha propagandistike e politikës dhe gjuha e manipulimit ka arritur në stadin më ta lartë politik. Propagandën shumë ua zhveshi ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelica Viets, e cila tha së “Kosova ka çështje më urgjente sesa ratifikimi i Demarkacionit më Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe”. Secilën ditë opinioni i gjerë po ndeshet më retorika, ose siç thuhet më retorika të shtuara të kastës në pushtet, të cilat po iu shërbejnë për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë. Krejt politika e tyre bazohet në retorikë si formën e propagandës dhe të manipulimit, për ti qitur nga loja argumentet e shumta të cilat flasin për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit, dhe nivelin shumë të ulët të mirëqenies, pa punësisë të përmasave enorme, të cilat i potencoi edhe ambasadorja gjermane, Viets, etj. Këta e kanë mbushur aq shumë kupën, e cila veç që nuk ka eksplodua.

Komentoni