Kosova

Kosova e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën e ekstremizmit të dhunshëm

Në vazhdën e vizitës zyrtare ne New York, Ministrja Dhurata Hoxha zhvilloje një takim me Aleksander Zuev, Menaxher i Programit Global te UNDP për Parandalimin e Ekstremizmit te Dhunshëm.

Ministrja Hoxha gjatë këtij takimi e njoftoi Zuev për strategjinë e Qeverisë së Kosovës për luftimin e ekstremizmit. Po ashtu, Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe për të kontribuar në bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në këtë drejtim.

Ministrja Hoxha, gjithashtu përmendi edhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të punuar me Shërbimin Korrektues për de-radikalizmin e të burgosurve në burgjet e Kosovës dhe e njoftoi Zuev për projektet që Ministria ka filluar në këtë drejtim.

Zuev, konfirmoi se UNDP çmon lartë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe konsideroi se Kosova është një shembull i mirë për rajonin. /KI/

Komentoni