Sport

Kosova dhe Shqipëria ngjiten nga një pozicion në rendtijen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re, ku Kosova dhe Shqipëria edhe pse nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje, kanë përparuar në renditje.

Kosova në renditjen e fundit mbante pozitën e 178-të, ndërsa tani është një pozitë më lartë në vendin e 177 me 97 pikë.

Renditja mund të përmirësohet për Kosovën, pasi në muajin mars ka aranzhuar dy miqësore, ku luan me Burkina Fason dhe Madagaskarin.

Kosova

Fitoret apo edhe barazimi mund ta ngjisin Kosovën në pozita më të mira.

Sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë tani janë ngjitur në pozitën e 59-të me 553 pikë.

Kombëtarja shqiptare

Në krye të listës është e përcjellë nga Brazili dhe Portugalia. Spanja renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Franca në vendin e nëntë.

Italia, pasi mbeti jashtë botërorit në Rusi, vazhdon të jetë jashtë Top 10

Komentoni