Kosova

Kosova dhe Maqedonia diskutojnë agjendën evropiane

Në Prishtinë, Zëvendës Ministri i MIE-së z. Ramadan Ilazi, Zëvendës Ministri i MAPL-së z. Bajram Gecaj, Zëvendës Ministri i MMPH-së z. Ferat Shala pritën delegacionin e lartë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga z. Arber Ademi, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për Integrim Evropian, znj. Shiret Elezi, Ministre e Vetëqeverisjes Lokale dhe z. Bashkim Ahmeti, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë takimit delegacionet diskutuan ecurinë e agjendës Evropiane të dy vendeve respektive, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e legjislacionit të BE-së, zbatimit të MSA-së si dhe implementimit të fondeve të BE-së. Në veçanti, delegacionet diskutuan mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të zbatimit të fondeve ndërkufitare të BE-së apo Cross Border Cooperation (CBC).

Dy delegacionet nënvizuan lartë bashkëpunimin politik dhe teknik ndërmjet dy Qeverive dhe dhanë mbështetje të plotë politike për intensifikimin edhe mëtutjeshëm të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave. /KI/

Komentoni