Lajme

Kosova barazoi me Gjermaninë në miqësoren e “Beach Soccer”

Në ambientet e pishinës së Gërmisë, në Prishtinë u zhvillua ndeshja miqësore në “beach soccer” ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, ndeshje kjo që u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe DFB si dhe pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim.

Ndeshja u zhvillua në praninë e krerëve të të dyja federatave si dhe një numri të konsiderueshëm të shikuesve.

Të dyja ekipet shfaqen futboll në rërë mjaft cilësor, sidomos Kosova që mbizotëroi gjatë gjithë takimit (3x 12 minuta).

Në fund ndeshja u përmbyllë miqësisht baras 3:3, ndonëse gjatë tërë takimit Kosova ishte në epërsi. 

Kosova – Gjermania 3:3 (1:0, 3:1, 3:3)

Gjyqtarë: B. Beqiri e B. Ismajli.

Shënues: A. Ramadani (6 e 18) B. Kelmendi (21) për Kosovën – E. Paçarizi (27 ag), Muller (27) e O. Romtig (32) për Gjermaninë.

Kosova: N. Krasniqi, A. Ramdani, B. Hamiti, D. Paçarizi, D. Qorri, T. Sadiku, B. Kelmendi, Sh. Ibrahimi, H. Ahmeti e V. Talla.
Trajnerë: H. Morina e H. Sogojeva.

Gjermania: T. Muller, Luth, Biemrman, Keppinho, Beqir, Manch, Kinsder, P. Muller Romtig. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*