Kosova

Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës këtë muaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se gjatë këtij muaji, ose më së largu në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, nëse ndodh që aplikimi të bëhet gjatë këtyre muajve, atëherë Kosova do të pranohet në këtë institucion për dy vite, raporton lajmi.net

Hoxhaj këtë e arsyetoi me kryesimin e Këshillit të Evropës, që bëhet kryesisht nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Këshilli i Evropës pas BE-së është njëra nga organizatat më të rëndësishme në Evropë, dhe ne jemi të vetmit nga rajoni që nuk jemi pjesë. Janë katër vende që e kanë njohur Kosovën dhe e kryesojnë këshillin”, deklaroi Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë.

“Duhet të tregojnë se kemi institucione stabile, duke bërë progres në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës.

Komentoni