Kuriozitet

Kopshtari amerikan thyen rekordin botëror të karotës më të madhe

Kopshtari amerikan Christopher Qualley nga Minnesota ka arritur të hyjë në librin e rekordeve “Guinness” me karotën më të madhe në botë.

Me 10.16 kilogramë, zyrtarisht ai hyri në librin e rekordeve për karotën më të rëndë në botë.

Ai ka thënë se ky ishte edhe qëllimi i tij, përcjell albinfo.ch.

“Ky ishte qëllimi im. Mendoj se të gjithë që rrisin fruta dhe perime gjigante mendojnë se si të vendosin rekord botëror dhe isha me fat që unë e realizova dëshirën time”, ka thënë.

Qualley ka treguar se edhe pse fitoi rekordin nuk e ka ngrënë karotën pas çmimit.

“Kam mundur ta haja, por e ripërpunova në shpresën se do të kem sërish karota të tilla”, ka shtuar Qualley.

Rekordi botëror për karotën më të rëndë në botë ishte 9.1 kilogramë i vendosur më 12 shtator të vitit 2014.

Komentoni