Bota

Kopjoi fjalimin e Obamës, presidenti kërkon falje pasi zbulohet nga një gazetare

Presidenti i Nigerisë, Muhamadu Buhari, ka kërkuar falje publikisht për fjalimin e mbajtur më 8 shtator, i cili rezultoi të ishte kopjuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BarakObama.
Ngjashmëria mes fjalimit të presidentit nigerian me rastin e lansimit të fushatës “Ndryshimi nis te ti” dhe atij që Obama ka mbajtur pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2008, u vunë në dukje në një shkrim të publikuar në gazetën vendase “This Day”.

Gazetarja Adeola Akinremi e ka denoncuar “problemin moral të kopjimit në të njëjtën kohë kur presidenti lanson një fushatë për të kërkuar ndershmëri dhe integritet”, shkruan “BBC”

Komentoni