Lajme

Koordinohen MPB dhe MPJ

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj. Të dy ministrat biseduan gjerësisht për koordinimin e aktiviteteve në planin kombëtarë dhe atë ndërkombëtarë në fushëveprimin e ministrive përkatëse.

U konstatua se koordinimi duhet të jetë i përbashkët dhe sistematik, sidomos në zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata përkatëse ndërkombëtare siç është anëtarësimi në INTERPOL etj. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*