Shëndetësia

Konsumo alkool dhe kurse veten nga kokë dhimbja

Personat që e pëlqejnë alkoolin janë po ashtu të vetëdijshme për pasojat jo të këndshme që mund të vijnë pas një konsumi më të madh. Më e pakta në raste të tilla janë kokëdhimbjet. Shumë shpesh, për t’i shpëtuar kësaj, një pjesë e mirë e njerëzve konsumojnë shampanjë, raporton Kosova.info.

Kompania Lidl ka komentuar rreth Processos më të re në treg e cila është organike e që sipas tyre nuk shkakton kokëdhimbje.

Ekspert i verërave në Lidl, Richard Bampfield, ka shpjeguar që prodhuesit e pijes organike përdorin nivel shumë të ulët të sulfitit, e që për pasojë gjasat janë më të vogla për kokëdhimbje.

Një gjë e tillë është demantuar nga Mark Layshon i “Alcohol Concern,” i cili ka thënë që e vetmja mënyrë për të evituar kokëdhimbjen është që të konsumojmë më pak alkool. Sipas tij, nuk ka alkool që nuk shkakton kokëdhimje të nesërme. /KI/

Komentoni