Kosova

Konjufca: Kurti në një moment nuk ndihmoi në pajtim në Vetëvendosje

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se në një moment kryetari aktual i partisë, Albin Kurti, nuk kishte ndihmuar në heqjen e përplasjeve mes tij dhe Dardan Molliqajt.

Kohë më parë, Konjufca ka treguar se bashkë me ish-kryetarin Visar Ymeri kishte bërë një draftmarrëveshje në të cilën kishin pasur kërkesa për Kurtin dhe Molliqajn.

“Shkruante që Albini të hiqte nga mendja e tij që çdo problem që e kemi në VV, apo çalim në organizim ka lidhje me ndonjë skemë të jashtme, që dikush është i paguar apo i influencuar. E dyta që Dardan Molliqaj të pajtohej që të ecim së bashku me VV-në. Molliqaj ishte i gatshëm që të hiqej nga çdo pozitë në VV. E kam konsideruar pozitive këtë gatishmëri. Ishte i gatshëm që nëse problemi ishte personal ishte gatshëm të largohej. Në këtë pikë mendoj se Albini nuk na ndihmoi, sepse kishte refuzuar këtë draftmarrëveshje. Në diskutimet me Ymerin që t’ia nxirrnim idenë pse s’po e pranon ai thoshte se kjo të mbetej në histori si një akuzë e imja për Dardanin se qenka njeri i Baton Haxhiut apo i Stanishiqit apo i kujtdo qoftë gjë që do të më vishte një mendim mua një mendim që s’e kam për Dardanin. Nuk mendoj që Kurti mendon që Molliqaj ka lidhje me Serbinë. Nëse Kurti mendon kështu e ka gabim dhe është aq e gabueshme sa Dardan Molliqaj që mendon se Kurti ka lëvizur nga projekti kombëtar”, ka thënë Konjufca në Rubikon të KTV-së.

Komentoni