Bota

Kongresmeni Engel përshëndet Vendimin për Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

Eliot Engel, përfaqësues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i Kongresit amerikan, dhe kongresmeni shumë vjeçar nga radhët e demokratëve ka mbështetur vendimin e Presidentit të ShBA-ve, Donald Trum për njohjen zyrtare t137 Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.

“Unë mbështes vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të përjetshëm të Jerusalemit, dhe vendimin për vendosjen e Ambasadës së ShBA-ve në këtë qytet. Vendimi është i kahershëm dhe ndihmon korrigjimin e padrejtësive që zgjatën me dekada. Vendimi njeh qytetin ku ndodhen Qeveria e Izraelit, Parlamenti e Kryeministria, siç e njeh edhe lidhjen e pashkëputshme antike ndërmjetëm hebrenjve dhe Jerusalemit. Unë po pres planin që do të sigurojë sigurinë e personelit të ambasadës sonë aty”, thotë për InfoGlobin, Kongresmeni Engel.

Engel ka ftuar të gjitha palët në rajon që të ruajnë qetësinë dhe të punojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme prej dy shtetesh, që mund të sjell paqen për izraelitët dhe palestinezët. /Kosova.info/

Komentoni