Kosova

Komuna nuk e di që në Novobërdë po kryhet gjueti e paligjshme

Gjuetarët pretendohet të kenë qenë aktivë këto ditë në Komunën e Novobërdës.

Pavarësisht që një aktivitet i tillë është i jashtëligjshëm aktualisht, KTV-së burimet i kanë thënë se një prej shoqatave ka lëshuar leje ditore për gjueti.

Në Komunën e Novobërdës nuk kanë pasur informacione për një gjë të tillë.

Gashi i ka thënë KTV’së se në rast të pranimit të informatave, qoftë nga inspektorati apo policia, do të ndërmarrin veprimet e parapara ligjore.

Komuna e Novobërdës njihet për prezencë të kafshëve e shpezëve të egër.

Drejtori Gashi thotë se së shpejti do të hapin edhe konkursin ku mund të aplikojnë shoqatat ose të interesuarit.

Sezoni i gjuetisë, sipas një njoftimi publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, për herë të fundit ka qenë i hapur nga 6 nëntori deri më 26 dhjetor të vitit 2016.

 

Komentoni