Lajme

Komuna e Shtimes organizon manifestime kulturore për mërgimtarët

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli do të mbahen manifestime të ndryshme kulturore për mërgimtarët e komunës së Shtimes.

Në kuadër të agjendës së organizatorëve do të zhvillohen këto aktivitete:

Më 04.08.2016 në ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, do të shfaqet komedia “Ikja nga Gjermania”, me regji të Kastriot Saqipit, ku luajnë aktorët: Brahim Basha dhe Basri Shala,

Më 05.08.2016 në ora 19:00 në ambientet e restorantit “Achua Park”, në Davidovc, do të mbahet koncert për bashkatdhetarë.

Organizatorët e këtyre ngjarjeve kulturore i ftojnë të gjithë bashkatdhetarët e Komunës së Shtimes që të marrin pjesë në këto aktivitete kulturore. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*