Lajme

Komuna e Prishtinës keqpërdorë veturat zyrtare, ato parkohen te selia e Vetëvendosjes

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk ka të ndalur. Madje jo vetëm nga ato qeveritare dhe të ministrive të ndryshme, por edhe të nivelit komunalë.

Kohëve të fundit shihen shpesh veturat  zyrtare të komunës së Prishtinës të cilat qëndrojnë të parkuara para selisë qendrore të lëvizjes Vetëvendosje, e cila së fundmi është zhvendosur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Siç edhe mund të shihet nga fotografitë e shkrepura sot në orën 17:30, automjetet zyrtare ndodhen të parkuara para selisë së kësaj partie opozitare e cila vazhdimisht ka kritikuar partitë në pushtet për keqpërdorim të veturave zyrtare. /lajmi.net/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*