Fotogaleri

Kompania kineze rindërton Titanikun (Foto)

Në Kinë po ndërtohet një kopje e Titanikut dhe thuhet se puna për të risjellë anijen gjigande është në gjysmën e saj.

Sipas mediave ndërkombëtare, ndërtuesit thonë se po punojnë me orë të zgjatura për ta përfunduar projektin në fund të këtij viti. Kopja e anijes luksoze të pasagjerëve, e cila u mbyt në vitin 1912 dhe i mori jetën të paktën 1500 personave do të jetë pjesë e parkut madhështor në Sichuan, në jugperëndim të Kinës.

Kompania që po ndërton anijen, “Romandisea”, thotë se ajo do të jetë një kopje e saktë e Titanikut, nga madhësia deri në dekorim dhe në menu. /shekulli/

Komentoni