Kosova

Kompania e ujësjellësit në këtë fshat të Kosovës, iu shet ujë banorëve (Video)

Banorët e fshatit Drenoc të Malishevës që një kohë të gjatë nuk po kanë ujë të pijes, me ç’rast janë të detyruar që të hapin puse.

Kështu, ujësjellësi “Hidroregjioni Jugor” nuk ka ujë të mjaftueshëm për t’i furnizuar banorët e kësaj ane përmes rrjetit.

Sidoqoftë, ata po mundohen që ta zgjidhin këtë problem duke iu shitur banorëve ujë me cisterna me çmimet nga 20 deri në 30 euro.

Kjo gjë ka hasur në kundërshtimin e kordinatorit të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Alban Krasniqit.

Edhe kryetari i Malishevës , Ragip Begaj i ka thënë Klan Kosovës përmes telefonit se gjendja me ujë të pijes  nuk është e mirë. /klankosova/

Komentoni