Lajme

Kompania amerikano-kosovare sfidon kompanite botërore në platformat online për ndarje të shpenzimeve gjatë udhëtimit

AllRide Kosovo, degë e kompanisë amerikane AllRide LLC, me kënaqësi ju prezanton sistemin e parë të ndarjes së shpenzimeve gjatë udhëtimit, apo si njihet si ‘ride-sharing’, në Kosovë.

“Një kombinim i kapitalit dhe i ekspertizës amerikane dhe vendore, me ekspertë të fushave të ndryshme, qoftë nga teknologjia informative, e marketingut e deri tek fusha e biznesit, platforma synon të lehtësojë problemet e përditshme që shfaqen gjatë udhëtimit, njëkohësisht duke reduktuar trafikun dhe duke e zvogëluar ndotjen e ambientit”, thuhet në njoftimin e AllRide Kosovo.

“Sa herë keni udhëtuar vetëm në makinë, e njëjtë edhe shumë e shumë vozitës të tjerë, duke pasur vende të lira në makinë? Pse të mos ndahen shpenzimet me pasagjerë tjerë? Këtë ua mundëson platforma jonë, ku udhëtarët takohen me vozitësit që janë duke shkuar në të njëjtin drejtim, qoftë brenda qytetit apo mes qyteteve, deri edhe në distanca internacionale”.

“Kjo sjell benefite për udhëtarët si për shembull, rritjen e sigurisë – tani çdo vozitës është i regjistruar në sistem dhe i sheh të dhënat e tij si emri e mbiemri, foto e veturës, targa, vlerësimet e mëparshme, ka mundësi ta kontaktojë etj.; kosto e udhëtimit do të jetë me e ulët, komfori do të jetë më i lartë e shumë përparësi tjera. Në anën tjetër edhe për vozitës ka benefite, sepse kostot e udhëtimit më nuk do të jenë barrë vetëm për të, por do të shpërndahen, me udhëtarë që verifikohen kur kyçen në aplikacion”.

“Ne synojmë të krijojmë së bashku një familje të madhe, që shumë shpejt do të ketë shtrirje edhe në vendet tjera. ”
Mirësevini në AllRide!”, thuhet në komunikatë. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*