Ekonomi

Komisioni miratoi projektligjin për kamatëvonesat në transaksione

Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ka miratuar për procedim në Kuvend raportin me rekomandime për projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor si dhe Projektligjin për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Ky i fundit është vlerësuar si domosdoshëm për rregullimin e tregut dhe bizneseve në vend.

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë, Avni Kastrati, ka prezantuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, projektligjin për kamatëvonesat në transaksionet tregtare.

“Ky projektligj rregullon infrastrukturë ligjore të tregut, duke siguruar dhe nxitur aftësinë konkurruese të shoqërisë tregtare dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha Kastrati.

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa  tha se ky ligj përmirëson kushtet për zhvillimin e bizneseve.

Projektligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare, mori mbështetjen e anëtarëve të tjerë të komisionit, por me disa ndryshime  të vogla.

Deputetja Sala Berisha- Shala kërkojë vëmendjen e plotë të grupit punues, para se ai të kaloj në Kuvend për miratim.

Në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, është miratuar edhe raporti me rekomandime për Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, i cili do të futet në rend dite në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. 

Komentoni