Lajme

Komisioni i Kufirit deklarohet: Kosova nuk humb asnjë centimetër territor

Komisioni deklaron edhe një herë se Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale.

Sipas Komisionit, të  gjithë  kufijtë e zonave kadastrale janë të matura me saktësi të kërkuar e të shprehura në centimetra.

“Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnësipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin komunës se Pejës e formojnë territorin e Komunës se Pejës me sipërfaqe 603km2”,  deklaron Komisioni.

Sipas tij, brenda vijës administrative të komunës se Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare.

“Komuna e Pejës asnjëherë nuk e ka përfshirë Bjelluhën, Çakorrin dhe Kullën brenda territorit të vijës administrative të Komunës. Njëkohësisht, kufiri administrativ i paraqitur në hartat zyrtare të Kosovës janë kufi administrativ ndërmjet Komunës së Pejës dhe Komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi. Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror”.

Komisioni deklaron se është përparësi e madhe që qytetarët e Kosovës e veçanërisht ata të brezit kufitar e kanë konfirmuar këtë disa herë para komisionit shtetëror.

“Nga hulumtimet e komisionit në terren dhe harta, është vërtetuar edhe në zyrat e Komunës së Pejës se nuk do të gjeni sot apo kurdoherë më parë nga Kosova që ka bërë matje përtej vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi dhe që e ka regjistruar si territor të Kosovës”.

Me kërkesën e qytetarëve dhe ish Kryetarëve të Komunave, Komisioni shtetëror deklaron se ka sqaruar  në terren dhe zyra ish kryetarëve:se qytetarët rezident të shtetit fqinjë, veçanërisht ata të brezit kufitar mund të kanë prona në të dy anët e kufirit të Kosovës me të gjitha të drejtat e barabarta sipas ligjeve të shtetit ku ndodhet ajo pronë. Kjo nënkupton se qytetari nga Kosova është pronar i pronës në anën tjetër të kufirit i ka pronat në territorin e Malit të Zi por i gëzon të gjitha të drejtat sikurse shtetasit rezident të atij shteti.

“Bazuar në këto sqarime të komisionit, qytetarët e Komunës së Pejës dhe Deçanit i kanë dorëzuar listat e mbi 10 fshatrave me kërkesat e tyre. Këto kërkesa ishin të drejtuara më herët në vitin 2005, 2009 dhe 2013 në Rozhajë, Berane e Plavë por edhe në Kuvendin e Kosovës. Siç shihet edhe në kërkesat nga qytetaret është konfirmuar se: qytetarët çdo herë i kanë paguar tatimet dhe obligimet në komunat e Malit të Zi sepse atje i kishin të regjistruara përherë që nga themelimi i atyre pronave”.

Komisioni shprehet se lista në vijim është me emrat dhe adresat e 37 qytetarëve  nga Komuna e Deçanit e Pejës qe kanë ri konfirmuar pronën e tyre në zonën kadastraleVelikë, komuna e Plavës-Mal i Zi, të cilat gjinden në vendin e quajtur Bjelluhë.

“Për pronat e këtyre pronareve në territorin e Malit të Zi i kanë edhe fletët poseduese nga Komuna e Plavës në gjithë periudhën 1974-2015, por edhe më herët se kjo periudhë. Këta pronarë e pohojnë dhe ofrojnë dokumentacionin me fletë poseduese, për pagesën e tatimit atje dhe janë prona në Mal të Zi edhe para periudhës 1974-2015. Ky dokumentacion është i arkivuar edhe në sekretarinë e Komisionit shtetëror”.

Me këto kërkesa të qytetarëve për Bjelluhën të drejtuara nëKomunën e Plavës për zonën kadastrale të Velikës është konfirmuar edhe nga qytetarët se Bjelluha e Çakori janë në territorin e Malit të Zi.Konfirmimi i kufirit të Kosovës me Malin e Zi ishte bërë nga dy ish kryetarët e Komunës se Pejës (z. A Lajqi dhe z. A Berisha) të cilët kishin aprovuar planet zhvillimore e strategjike për dy dekadat e ardhme për Komunën e Pejës por pa BjelluhënÇakorrin e Kullën.

Aprovimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë edhe nga Kryetari aktual i Pejës z. G.Muhaxheri, sepse vërtet Komuna e Pejës nuk ka pas territor tjetër përveç këtij që tani e administron brenda kufijve administrativ.

Gjithashtu në takimin me ish udhëheqës komunal, të para vitit 1989, të komunave të brezit  kufitar me Malin e Zi e kanë përshkruar në mënyrë të qartë kufirin prej pikës tresh Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi e deri në Kuqishtë. Përshkrimi është në përputhje të plotë me vijën administrative kufitare me Malin e Zi që e kemi sot dhe gjithsesi ishte edhe në vitin 1974.

Prandaj, nëse komuna e Pejës do të kishte humbur 82 km2 territor që pretendohen, tani komuna e  Pejës do t’i kishte 521 km2 , ndërsa nëse i bashkohen 82 km2 që pretendohen, komuna e Pejës do t’i ka 685 km2. Natyrisht, edhe Republika e Kosovës do t’i kishte 10988 km2. Kosova këtë sipërfaqe nuk e kishte asnjëherë.

Harta e bashkëngjitur paraqet territorin e zonës kadastraleVelika të Komunës se Plavës me Bjelluhën dhe Çakorrin në territorin e Malit të Zi.

Si shihet edhe në këtë hartë vija administrative është paraqitur ndërmjet të Republikës Popullore të Serbisë dhe të Republikës Popullore të Malit të Zi (N.R. Serbia, SrezPecki, K.O Kuqishte dhe N.R CrnaGora, SrezAndrijevicki, K O Veika). Në këtë hartë shihet se brenda territorit të zonës kadastraleVelika-Plavë është Bjelluha dhe Çakorri. Këto fakte komuna e Pejes i kishte dhe i ka në dispozicion sepse fatmirësisht Komuna e Pejës nuk është e dëmtuar në këtë drejtim dhe secili mund të shkoj për t’i parë këto.


Pjesë nga harta e krijuar nga matjet gjeodezike për zonën kadastraleVelika-Plavë, me Bjelluhën dhe Çakorrin. Brenda territorit të kësaj zone kadastrale në Mal të Zi është Bjelluha dhe Çakorri, në të cilën janë edhe pronat e qytetarëve të Kosovës.

Vija ndarëse, vija administrative ndërmjet të Republikës Popullore të Serbisë dhe Republikës Popullore të Malit të Zi është e njëjta vijë administrative, identike dhe në kontinuitet me vijën administrative ndërmjet të KSA të Kosovës dhe R.S tëMalit të Zi e tani vijë ndarëse ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Nga harta dhe shënimi shihet se Zona kadastraleVelika nëkomunën e Plavës në Mal të Zi  kufizohet me Republikën Popullore të Serbisë, rrethin e Pejës dhe me zonat kadastraleKuqishte e Haxhaj. Pra, kjo tregon se, përveç që kemi të bëjmë me kufirin ndërmjet komunës se Pejës dhe Komunës se Plavës kemi të bëjmë me të njëjtën vijë edhe me ndarjen administrative ndërmjet  të R. P. të Serbisë me Malin e Zi, të cilat ishin brenda Jugosllavisë.

Komisioni shtetëror nuk ka krijuar harta e as kufij të ri por ka shënuar vijën administrative të KSA Kosovës të mbështetur në vijat ekzistuesesiç shihet edhe në këtë hartë.

Dokumentacioni zyrtar i prodhuar nga institucionet kryesore përgjegjëse për ligjshmërinë dhe  territorin e Krahinës se atëhershme të Kosovës është nga:

Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, para dhe pas vitit 1974;

  • Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë e KSA të Kosovës para dhe pas vitit 1974 (GeodetskaUprava SAPK-Pristina, 1974). Shiko ligjet për Drejtorinë Krahinore të Gjeodezisë e cila kishte kompetenca të ngjashme me këto të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Të gjitha këto dokumente zyrtare paraqesin Kosovën me territor të njëjtë sikur që është edhe tani nga komisioni shtetëror

Komisioni shtetëror me këto faktet dhe faktet e tjera të ofruara në kontinuitetgaranton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj. E gjithë kjo është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, sipas kufirit të  KSA Kosovës me 31 Dhjetor 1988 dhe gjendjes së tanishme 2016. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, me Kushtetutën e Republikës sëKosovës. Përputhshmëri e plotë e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është edhe me gjithë dokumentacionin tjetër zyrtar të aprovuar dhe nënshkruar edhe nga kundërshtuesitmomental të kësaj vije.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*