Rajoni

Komersant: Zgjidhja e emrit të Maqedonisë, qon në ndryshime gjeopolitike në Ballkan

Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes për emërtimin e shtetit maqedon, ndërsa marrëveshja përfundimtare qon në ndryshime serioze gjeopolitike në Ballkan, sepse Shkupi do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, shkruan e përditshmja moskovite Komersant, raporton Kosova.info.

Më tej gazeta thekson se marrëveshja përfundimtare mund të arrihet javën e ardhshme në Nju Jork.

Se raundi i ri i bisedimeve mund të jetë vendimtare, dëshmojnë edhe konsultat të cilat në Athinë i zhvilloi zëvendës kryeministri maqedon Bujar Osmani.

“Zgjidhja e kontestit 25 vjeçar e Shkupit dhe Athinës nuk do të heqë vetëm problemin kyç në raportet e tyre por do të ketë pasoja serioze gjeopolitike për rajonin”, vlerëson kjo e përditshme.

Komersant përkujton se në Samitin e NATO në Bukuresht në 2008, vendet e Aleancës I kanë premtuar Maqedonisë anëtarësim menjëherë pas zgjidhjes së emrit.

“Kjo nënkupton se Shkupi do të marrë ftesën në korrik në samitin e radhës së NATO-së, dhe që brenda vitit do të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës”, konkludon kjo gazetë. /Kosova.info/

Komentoni