Kosova

Kolegji i lowas, 10 bursa për studentët e Kosovës

Kolegji i Iowas për Shkollim Profesional DMACC do t`i japë 10 bursa falas për studentë kosovarë, sidomos në inxhinieri, bujqësi dhe prodhimtari.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.  

“Sapo mora lajmin që, nga ky vit, Kolegji i Iowas për Shkollim Profesional DMACC do t’i japë 10 bursa falas për studentë kosovarë, sidomos në inxhinieri, bujqësi dhe prodhimtari. Muaj më parë hapa konsullatën tonë në Iowa dhe gëzohem që tani dalin rezultate konkrete nga ky shtet shumë miqësor për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Komentoni