Sport

Koha për Interin, transferimi i madh niset për Milano? (Foto)

Keita Balde Diao ka arritur marrëveshje me Interin dhe është larguar nga qendra stërvitore e Lazios, dëshiron sa më parë të mbyllet transferimi në “Giuseppe Meazza”.

Pas Milan Skrinar dhe Borja Valero, Interi do të transferojë edhe 22 vjeçarin e Lazios, Keita Balde Diao.

Sipas “Radio Sei” lojtari nuk ishte i pranishëm në miqësoren e së dielës të Lazios për shkak se ka arritur marrëveshje me Interin.

Derisa Sky Sport Italia dhe Calciomercato.it raportojnë se lojtari u largua për t’u takuar me të dashurën dhe se nesër ka ditë pushim, por spekulimet që e lidhin me Interin janë rritur edhe më shumë.

22 vjeçari ka kontratë vetëm deri në vitin 2018 dhe ka refuzuar rinovimin me Lazion. Ai ka arritur marrëveshje me Interin dhe dëshiron të niset sa më parë për Milano.

Juventus, Milan, Monaco dhe Chelsea gjithashtu janë duke u interesuar për 22 vjeçarin, kartoni i të cilit vlerësohet 20 milionë euro.

Komentoni