Rajoni

Koçi: Shqipëria gati të shtojë trupat edhe në Irak (Video)

Shqipëria do të shtojë me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support, në Afganistan.

Kjo është në përgjigje të kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin.

Ndërkohë Shqipëria është gati të shtojë dhe prezencën ushtarake në Irak.

I ftuar në Ora News, zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shpjegoi:

Petro Koçi: Kemi 83 efektivë në Afganistan por jemi të gatshëm të çojmë dhe një togë tjetër. Do të deklarohet zyrtarisht në mbledhjen e ardhshme të Ministrave të Mbrojtjes. Ne kemi qenë të gatshëm dhe për një prezencë ushtarake në Irak por procesi ka ngecur sepse qeveria irakene nuk ka dhënë kredencialet automatikisht për vendet pjesmarrëse në një mision, ku në këtë rast jepen nga NATO, dhe ka dashur që kredencialet të jepen rast pas rasti, vend pas vendi. Ndaj dhe procesi nuk ka qenë kaq i shpejtë. Trupat do jenë kryesisht tokësorë.

 

 

Komentoni