Lajme

Koalicioni PDK – LDK u tregua së ishte kulmi i marrëzisë politike

Shkruan: Skënder MULLIQI

Kjo situatë politike jo e mirë dhe kjo situatë ekonomike gati në kolaps janë produkt i keq qeverisjes më vendin gjatë 17 viteve të shtegtimit në liri. Kjo qeveri e fundit e Isa Mustafës i barti mbi supe shumë probleme të grumbulluara të qeverisë Thaçi 1 dhe Thaçi 2, të cilat qeveri nuk punuan hiq mirë. Gjatë këtyre viteve më së shumti u plaçkitë Kosova nga plaçkitësit e pa mëshirshëm të cilët nuk kishin ditë më keq ta keqpërdorin votën e sovranit. U instaluan në pushtet njerëzit të cilët më gjasë i kanë fërkuar duart më u pasurua pafundësisht. Kështu fatkeqësisht është kuptuar shteti nga partitë kryesore politike që erdhën në pushtet. Nuk është kuptuar së ata janë aty për ti realizuar kërkesat e popullit. Shteti nuk ndërtohet më vjedhje, më plaçkitje të pronës shoqërore, më zhvatje, më uzurpime të ndryshme, më krim te organizuar, korrupsion e më shumë fenomene negative të cilat e goditën Kosovën pas luftës, kur pak kush e ka pritur një zhvillim kaq negativ të ngjarjeve. Koalicioni i fundit PDK dhe LDK ishte kulmi i marrëzisë politike që e treguan këto dy vite të qeverisjes më vendin. Kur PDK-e nuk gjente partner qeverisës, na doli LDK-ja e Isa Mustafës e cila gjatë gjithë fushatës elektorale kishte adresuar kritika të rrepta karshi PDK-së, dhe ishte betuar së kurrë nuk do të hynë në qeverisje më PDK-në e Thaçit. Paraprakisht ishte formuar koalicioni i madh VLAN, i cili u prishë kur strukturat më të larta te LDK-së vendosën të bëjnë koalicion jo të natyrshëm më PDK-në. Vendi për gjashtë muaj mbeti pa qeveri dhe nuk do të ishte prishë më shumë as më pak po mos të mos kishim qeveri fare?! Pse themi kështu? E tregoj koha se qeveritë nuk ishin funksionale gati për asgjë. Gjendja politike dhe rrjedhat ekonomike edhe më qeveri por edhe pa te fare nuk do të ishin më të dobëta së sa janë aktualisht. Kaluan dy vite dhe asgjë pozitive, veç punë të mbrapshta jemi duke numëruar. Ideja së ndoshta qeveria nuk na duhet fare qëndron këtu e me decenie më parë e njohur më emërtimin- anarshizem. Anarkia është në lidhshmëri më gjendjen kaotike dhe më mungesën e rendit në një shtet. Poenta nuk ishte këtu, por qe rendi dhe gjendja e stabilitetit ka mundësi të kontrollohet edhe pa qeveri?! Këtu gjithnjë flasë në kontekst më gjendjen çfarë e kemi ne në Kosovë, sidomos këtyre viteve të fundit. Çfarë qeverie mund të kemi më njerëz të pa ndërgjegjshëm dhe të pa moral politikë. Çfarë qeverie mund të jetë ajo kur në përbërjen e saj ka njerëz më biografi kriminale dhe më njerëz të korruptuar. Kjo po shihet ashiqare, jo qe po e them unë, ose që po e thonë rregullisht edhe të tjerët. Pikërisht pse kemi njerëz shumë pa meritor në krye të shtetit, edhe e kemi një gjendje të tillë më premisa të gjendjes kaotike. Polarizimet politike kanë arritur kulmin më shumë për shkak të interesave të kësaj kaste politike në pushtet. Interesa personale janë duke shpërfaqur edhe disa liderë të partive kryesore politike. Çfarë qeverie është ajo kur ata që janë të thirrur të mbajnë rendin dhe ligjin, po shfaqin tërë agresivitetin e tyre politik në shërbim të interesave personale, interesave grupore, e që ishte dashur të jetë krejt e kundërta. Kur qeveria drejtohet më njerëz të dyshimtë, natyrisht së nuk mund të kemi gjendjen e mirë politike dhe as të shtetndërtimit dhe mirëqenies shoqërore. Qeveria nuk formohet për njerëzit e caktuar, por për ta drejtuar shtetin ashtu siç e kërkon demokracia dhe sistemi shumë partiakë. Pa drejtësitë e mëdha dhe jo barabarësia para ligjit është duke e rrënuar Kosovën. Gjithnjë e më shumë jemi duke shkuar nga një situatë anarshike, e cila nuk i duhet askujt sot në Kosovë, veç nëse iu duhet këtyre keqbërësve politikë dhe keqbërësve ekonomik. Kështu siç janë duke shkuar punët po dënohet shteti i ri i Kosovës për interesa të ngushta të kësaj kaste politike. Po na ndodhin shumë të këqija kur vendit dhe qytetarëve iu duhet krejt një kurs tjetër frytdhënës politikë dhe më tema që jetën do të na bënin shumë më të mirë. Secili popull thuhet së e ka udhëheqjen çfarë e meriton, por sigurisht së secili popull është hisedarë edhe të anarkisë të nivelit çfarë e ka lejuar ti ndodhë. Për Opozitën kjo qeveri praktikisht nuk ekziston, ekziston si jo legjitime. Ekziston dallimi i madh nga shteti të cilin po e ndërtojmë, dhe nga shteti funksional, shteti ku të gjithë ndihen të barabartë para ligjit. Do të ishte dashur që të gjithë të kemi një qëllim. Të ndërtojmë mirë shtetin që e fituam më gjak pas 100 viteve të okupimit klasik nga Serbia-Jugosllavia. Mos të kthehemi kah barbaria duke luftuar njeri- tjetrin pa asnjë nevojë dhe pa asnjë shkas.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*