Kosova

Koalicioni Kundër Korrupsionit mbajti përformancë tek Pallati i Drejtësisë

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit që organizohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Progres (INPO), Organizata ÇOHU! dhe Instituti KIPRED, është mbajtur një përformancë simbolike në oborrin e Pallatit të Drejtësisë.

Gjatë kësaj përformance u përçuan mesazhe tek institucionet e drejtësisë për luftimin e korrupsionit.

Aty u vendosën edhe banera me porosi të qarta se ku duhet të fokusohet lufta kundër korrupsionit si: Në fushën e shëndetësisë, në fushën e prokurimit, në fushën e arsimit.

Në këtë aktivitet në emër të koalicionit para mediave foli Ariana Qosaj – Mustafa, e cila kërkoi nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh këto mesazhe dhe të gjeturat që janë prezantuar në Javën Kundër Korrupsionet dhe të angazhohen më shumë në luftën kundër korrupsionit. /Kosova.info/

Komentoni