Kosova

KMShK: Artikulli i RTK-së përmban të pavërteta dhe shkel Kodin e Mediave të Shkruara

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka miratuar ankesën e Ndërmarrjes Publike Banesore ndaj portalit të RTK’së lidhur me raportimin për Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore Nexhat Kryeziun, ku thuhej se ai ‘jetonte në kushte luksoze për vete kurse varfanjakët largoi nga banesat’.

Në vazhdim, Ndërmarrja Publike Banesore kërkon nga KMShK që të merren masa konkrete ndaj këtij mediumi ashtu siç parashihet me ligj dhe me Rregullore të Procedurës së Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Ndërsa vet z. Kryeziu do të ngris padi për shpifje ndaj RTK-së.

Bashkëlidhur gjeni vendimin e plotë të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. /KI/

Komentoni