Kosova

KMDLNj dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

Me 13 tetor 2017 në Prishtinë nga një person i paidentifikuar është sulmuar fizikisht dhe është përgjakur gazetari i gazetës Insajder z. Vehbi Kajtazi. Nuk është hera e parë që kërcënohet por dhe sulmohet gazetari Kajtazi në ndërkohë që sulmuesit mbetën të pazbuluar e që i inkurajojnë mbase të njejtit sulmues të vazhdojnë me kërcënime dhe sulme ngase, të pazbuluar po mbesin edhe të padënuar.

KMDLNj kërkon hetime të shpejta për sulmin fizik ndaj gazetarit Kajtazi që ndodhi sot si dhe sjelljen sa më të shpejtë para organeve të drejtësisë të dhunuesve të fjalës së lirë dhe atyre që sulmojnë gazetarët pavarësisht cilit medium i takojnë.

KMDLNj kërkon që të pritet përfundimi i hetimeve, të mos paragjykohet as motivi e as autori i mundshëm i këtij sulmi dhe sulmeve tjera të ngjajshme por në të njejtën kohë shpreh shqetësim të thellë që sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë shpeshtuar kohëve të fundit kur sulmuesit mbesin të pazbuluar. /KI/

Komentoni