Lajme

Klubi më i suksesshëm nis nga zeroja

Nuk marrin asnjë qindarkë, por vullneti i tyre për stërvitje është i madh. Prej 1 shtatorit, kanë nisur stërvitjet dhe nuk kanë pushuar e nuk do të pushojnë asnjë ditë të vetme derisa të fillojë edicioni 2016/17, më 1 tetor.

Janë këto volejbollistet e skuadrës së Superligës, Prishtina Volley, që për çdo ditë stërviten në palestrën “1 Tetori”, e që tash e tutje do të jetë shtëpia e tyre për stërvitje dhe ndeshje si vendase, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atmosfera që mbretëronte gjatë stërvitjes së të mërkurës reflektonte optimizëm dhe dëshirë për punë.

Prishtina Volley përbëhet prej 13 lojtareve, të cilat punojnë nën urdhrat e trajnerit më të suksesshëm të pasluftës në volejboll, Naser Krasniqi. Ai pas një pauze katërvjeçare, ka vendosur të aktivizohet dhe të mos e lërë ekipin në “baltë” pas largimit të sponsorit gjeneral.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*