Kosova

Klinika Infektive furnizohet me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se pas takimit të u.d. Drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me Ministrin e Shëndetësisë dhe me bordin drejtues SHSKUK dhe kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, është arritur të bëhet furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë.

Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:

  1. Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë
  2. Vancomycin 500mg = 800 copë
  3. Amoxicilin 250mg sir = 50 copë
  4. Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë
  5. Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë
  6. Sistema për Infuzion = 500 copë
  7. Gjilpëra 21G = 5000 copë
  8. Shiringa 50 ml = 100 copë
  9. Ndërresa për fëmijë = 100 cop

    Barnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomik nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdoj.

    Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte. /KI/

Komentoni