Fotogaleri

Kjo është radhitja e ushtrive të botës, sipas fuqisë dhe armatimit

Sikurse në çdo ranglistë të forcave të armatosura edhe këtu prin ShBA-ja dhe menjëherë pas saj vijnë Rusia dhe Kina. Por, radhitja është bërë mbi bazën e 40 kritereve.

“Global Firepower Index” ka bërë një ranglistë të ushtrive të 126 vendeve të botës, sipas fuqisë së tyre në njerëz dhe në armatim. Sikurse në çdo ranglistë të forcave të armatosura edhe këtu prin ShBA-ja dhe menjëherë pas saj vijnë Rusia dhe Kina.

Por lista është bërë, e bazuar në 40 faktorë të ndryshëm. Kështu, ka faktorë në të cilët radhitja ndryshon, shkruan focus.de. Për shembull, ShBA prin me numrin e aeroplanëve dhe me lartësinë e buxhetit ushtarak, ndërsa Rusia me numrin e tankeve e Kina me numrin e ushtarëve.

Në Evropë deri vonë ka qenë Britania e Madhe fuqia më e madhe ushtarake ndërsa së fundi asaj ja ka zënë vendin Franca, transmeton albinfo.ch. Kjo është e pesta fuqi në botë ndërsa Britania e Madhe, e gjashta. Vendin e katërt në këtë listë e zë India.

Gjermania zë vendin e nëntë në botë dhe të tretin në Evropë për nga fuqia e gjithmbarshme ushtarake. Aty afër është dhe Turqia, e teta në botë.

ShBA ka më së shumti aeroplanë, gjegjësisht 13.444, me çka e lë shumë larg Rusinë, e cila ka “vetëm” 3547 sish. Por Rusia i ikë po kaq shumë ShBA-së me numrin e tankeve: ajo ka 15398 tanke ndërsa ShBA, 8848, përcjell albinfo.ch. Edhe Kina ka më shumë tanke se sa Rusia, gjegjësisht 9158 sish.


Komentoni