Bota

Kjo është gruaja që po vret dilerët e drogës në Filipine

Filipinet janë në mes të një luftë brutale kundër dilerëve të drogës, luftë kjo e shpallur nga presidenti kontrovers, Rodrigo Duterte. Për vetëm disa javë, ky vend ka parë më shumë se 2000 vrasje, transmeton Klan Kosova.

Pas këtyre vrasjeve raporton gazetari i BBC-së Jonathan Head, qëndron edhe një grua e re e cila është edhe nënë.

Maria, emri sipas së cilës njihet kjo grua, ka kryer vrasje në vendin e vet, e kontraktuar nga qeveria që po i përndjekë dilerët e drogës.

Ajo është pjesë e një ekipi që përfshinë tri gra, të cilat vlerësohen shumë, për shkak se mund t’iu afrohen viktimave të tyre, pa e zgjuar dyshimin që mund ta zgjonte një burrë.

Maria dhe bashkëshorti i saj kishin ardhur nga një lagje e varfër e Manilas, dhe nuk kishin te ardhura fare, derisa ishin kontraktuar nga qeveria për të kryer vrasje. Ata fitojnë 430 dollarë për çdo njeri që vrasin.

Komentoni