Bota

Kirgizi: 600 shtetas luftojnë në Siri dhe Irak

Një zyrtar i sigurisë së Kirgizisë thotë se më se 600 shtetas të këtij vendi u janë bashkuar militantëve islamikë në Siri dhe Irak.

Në këtë numër përfshihen edhe afro 100 femra, ka thënë Rakhat Sulaimanov, zëdhënës i Komitetit shtetëror të sigurisë kombëtare të Kirgizisë.

Më tutje, ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 70 shtetas të Kirgizisë janë vrarë gjatë viteve të kaluara, duke luftuar në anën e militantëve islamikë, ndërsa 20 vetë janë kthyer në Kirgizi, pas pjesëmarrjes në konfliktin në Irak dhe Siri.

Komentoni