ShowBiz

Kinemaja në zi, vdes aktori i njohur

Aktori Harry Dean Stanton, i njohur për rolet e tij në filma si The Godfather II, Luke Alien dhe Cool Hand, ka vdekur nga shkaqe natyrore në moshën 91 vjeçare.

Stanton vdiq në spital të premten (15 shtator) në Los Angeles. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij John Kelly në një deklaratë.

Ylli i Hollywood, i lindur në Kentaki, kishte një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada, duke u shfaqur në dhjetra filma si 1984’s Paris, Texas dhe Repo Man.

Roli i fundit i Stantonit ishte në Lucky, një film që do të publikohej më vonë këtë muaj.

Stanon ishte gjithashtu një  muzikant dhe këngëtar që performonte rregullisht në Los Angeles.

Komentoni