Bota

Kina dhe Rusia: ShBA-ja t’i përgjigjet Koresë së Veriut me bisedime

Kina dhe Rusia kanë refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara, që të marrin “aksione direkte” për të parandaluar testimin nuklear dhe raketor të Koresë së Veriut.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, tha se Rusia do të përforcojë sanksionet e ngarkuara nga Kombet e Bashkuara këtë javë, por nuk do të shkojmë më tej se kaq.

Kina dhe Rusia, kanë thënë se është në duar në ShBA-së që ta zgjidhë qështjen përmes bisedimeve.

“Ne u kemi bërë thirrje parnerëve nga ShBA-të, që të bëjnë zgjidhje politike dhe diplomatike që ofron rezuluta, nëse kjo nuk përmbushet atëherë ne konsiderojmë se ky shtet është në mospërputhje me rezolutën e miratuar”, ka thënë Nebenzya.

Këto deklarata janë bërë pasi Korea e Veriut e ka lansuar raketën e dytë balistike mbi Japoni.

Komentoni