Shëndetësia

Kimioterapia po shkatërron procesin e riprodhimit

Gratë që kanë pasur kimioterapi, jo vetëm që mund të dëmtojnë fëmijët e tyre, por edhe pasardhësit e fëmijëve të tyre.

Kështu thotë një hulumtim i ri britanik, në të cilin shton se ka kohë që dihet se kimioterapia mund të shkaktojë kërdi në aftësinë e njerëzve për të pasur fëmijë.

Për këtë arsye, gratë dhe burrat inkurajohen të ngrijnë vezët ose spermatozoidet e tyre para trajtimit.

Por kur pacientët e kimioterapisë kanë fëmijë natyrisht, zakonisht supozohet se aftësia e tyre për të riprodhuar nuk ishte e prekur.

Komentoni